Haradinaj komenton arrestimin e deputetëve VV: Më vjen keq

schedule14:00 - 24 Nëntor, 2017

schedule 14:00 - 24 Nëntor, 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, komentoi arrestimin e deputetëve të Vetëvendosjes paraditen e së premtes para Kuvendit. Ai u shpreh se i vjen keq për atë që ka ndodhur por nga ana tjetër Haradinaj shtoi se deputetët duhet të paraqiten në Gjykatë sa herë t’iu kërkohet një gjë e tillë. Duke pranuar se dhe partia e tij Aleanca për Ardhmërinë e kosovës, kundërshtonte të njëjtat marrëveshje të cilat kundërshtoheshin dhe nga Vetëvendosje e që për këtë arsye bllokoheshin seancat me gaz lotsjellës, HAradinaj tha se ai rebelim ka sjellë rezultatet të mira. Kryeministri tha se deputetët që kanë penguar në cdo mënyrë seancat atëherë dhe që kanë kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjeve ndër të cilat ajo e krijimit të Asocacionit të komunave serbe në veri të Kosovës, dhe demarkacionin me Malin e zi, nuk kanë bërë asgjë për të cilën duhet të fshihen. Ai tha se të gjithë kanë qenë të vetëdijshëm në atë kohë për kundërshtimin e tyre. NDërsa duke komentuar bllokimin e punës në parlament Haradinaj tha se duhet gjetur një konsensus dhe se partitë ende janë nën ndikimin e etheve të zgjedhjeve vendore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!