Haradinaj kërkon postin e presidentit me çdo kusht: Në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje

schedule21:24 - 23 Tetor, 2020

schedule 21:24 - 23 Tetor, 2020

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj shpreson në një marrëveshje për postin e presidentit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Partia e tij në gusht të këtij viti shpalli kandidaturën e kreut të saj, Ramush Haradinajt për president.

Por takimi që një ditë me parë kishte me Thaçin dhe Veselin, nuk i ka dhënë shumë siguri Haradinajt se ai mund të bëhet president. Në një intervistë për T7, ish kryeministri ka thënë që janë në diskutim me partnerët për këtë punë.

E nëse nuk gjendet një zgjidhje që ai të bëhet President, atëherë vendi sipas tij, do të shkojë në zgjedhje. Ish kryeministri nuk e mohon mundësinë e përfshirjes së PDK-së në qeveri. Më tej Haradinaj tha se pret të hidhet poshtë aktakuza ndaj Thaçit e Veselit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!