Haradinaj i kërkon Kurtit fillimin e procedurave për finalizimin e Demarkacionit me Malin e Zi

schedule13:11 - 24 Qershor, 2021

schedule 13:11 - 24 Qershor, 2021

Kreu i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj, i ka propozuar sot në Kuvend qeverisë që të formojë sa më parë komisionin për shënjimin e kufirit.

Ai tha se ende nuk janë vendosur gurët në kufirin Kosovë Mali i Zi, dhe kjo gjë duhet të bëhet.

“I porpozoj qeverisë së re, ndoshta nga mospërvoja…Së pari qeveria duhet ta formojë komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit, është veprimi i parë që duhet bërë, ky komision duhet me qenë funksional. Ju përkrahim si aleancë, qoftë me ekspertizë, e kemi përkrah edhe në të kaluarën”, tha Haradinaj.

“Ende nuk janë qitë gurtë Kosovë-Mali i Zi…Komisioni duhet të krijohet…Mos harroni ky parlament ka hy në obligim me i zbatu të gjeturat e komisionit shtetëror, të votuar në këtë parlament”, u shpreh ai ndër të tjera.

Më tej ai tha se nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri, atëherë duhet çështja të kalojë në Arbitrazh.

“Nuk duhet krijuar tensione të panevojshme por të shkohet në Arbitrazh”, përfundoi ai.