Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në seancën e thirrur për votimin e presidentit

schedule19:12 - 3 Prill, 2021

schedule 19:12 - 3 Prill, 2021

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetët e këtij subjekti politik nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e presidentit. Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Haradinaj ka dhënë arsyetimin pse kanë vendosur të ndërmarrin këtë hap.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit.  Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.

Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe. Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit”, shkruan Haradinaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!