Hapja e plazheve, operatorët të pakënaqur: Plani s’është i qartë, kërkojmë qëndrueshmëri

schedule15:03 - 25 Maj, 2020

schedule 15:03 - 25 Maj, 2020

Nga Erblina Mile

Qeveria ka vendosur të hapë plazhet në datë 1 qershor për hotelet dhe në 10 qershor plazhet publike  por operatorët turistikë janë në kaos për shkak të vendimmarrjes së paqartë.

Kliton Gërxhani zv/kryetar i shoqatës së tur-operatorëve shprehet se është e pakuptimtë hapja e plazheve ndërkohë që ende nuk dihet si do veprohet në fundjava.

Sipas Gërxhanit qeveria  duhet të stimulojë turizmin vendas dhe nuk mund të ndalojë qytetarët të shkëputen nga qytetet gjatë së shtunës dhe së dielës.

“ Ka vendime shumë të nxituara që nuk janë marrë nga ekspertët e duhur jemi në pritje dhe në kaos. Askush nuk mund të ndalohet të largohet nga mbyllja mes katër mureve pasi njerëzit po stresohen. Këto duhet të jetë fokusi kryesor dhe ne jemi të pakënaqur nuk është e thënë vetëm plazhet pasi kjo është vetëm një kategori”.

Besnik Vathi, anëtar i bordit të shoqatës së tur-operatorëve thekson edhe një tjetër fakt shqetësues për turizimin.

Sipas tij qeveria ka hapur kufijtë dhe plazhet por njëkohësisht vijon edhe karantina .

Janë të pasaktë e të paqartë ne duam një datë ekzakte,në datën 1 të hapen kufijtë tokësore me tre kater vende por të saktësohet edhe  heqja e karantina se nëse do vazhdojë dhe shqiptarët apo të huaj duhet të rrinë të mbyllur 14 ditë atëherë kjo s’ka kuptim”

Pavarësisht hapjes së plazheve në qershor zv/kryetari i shoqatës së tur-operatorëve shprehet se do të duhet të paktën edhe një muaj që të nisë realisht turizmi.

“Askush nuk mund të planifikojë Shqipërinë për 15-20 ditë. Duhet të dinë kur ne jemi të hapur. Pasi duhet të përgatiten opertorët duhet të përgatisin paketat”.

Për Vathin pas tre muaj mbyllje ky sektor është dëmtuar rëndë. 70% e turistëve i kanë anuluar prenotimet dhe pjesa tjetër është ende pezull.

“Anulime ka deri 70% pjesa tjetër është ende pezull pra është e pavendosur se çfarë do të bëjë”.

Sektori i turizmit vlerësohet shumë i rëndësishëm për ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare financiare e lidhin recensionin ekonomik që parashikohet të arrijë nga -5% në -9%  gjatë pandemisë pikërisht me varësinë nga sektori i turizmit./abcnews.al