Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në Mbrëmje në ABC News është shprehur rreth progres raportit që rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë. Sipas Palokës, raporti prek problemet e Shqipërisë, por në disa raste duket sikur i fsheh.
“Progres raporti i prek të gjitha problemet që ka Shqipëria por duket në disa raste sikur ajo i fsheh. Ajo që i thashë Mogherinit është që e mira është mos të fshihen të vërtetat, por të zgjidhen”.
Futja në BE nuk na duhet thjesht për të thënë që jemi në BE, na duhet për të jetuar si europianë dhe kjo nuk bëhet duke fshehur, tha më tej Paloka.
Edi Paloka nënvizoi në studio se thirrja e Edi Ramës opozitës për t’u bashkuar për lobim për çeljen e negociatave nuk është serioze. Ai u shpreh se opozita nuk e ka penguar integrimin e Shqipërisë në Europë.
“Çdo akt që ka lidhje me integrimin, ne e kemi miratuar. Sot çdo gjë në dorë e ka Edi Rama dhe ky thotë që më pengon opozita”, theksoi Paloka./abcnews.al