Hapja e Namazgjasë/ “Turqia ka kontribute të mëdha në vend”, Nazarko: Shqipëria nuk humb nëse ndërton marrëdhënie me shtete që kanë orientime të ndryshme!

schedule20:27 - 10 Tetor, 2024

schedule 20:27 - 10 Tetor, 2024

Këtë të enjte u inaugurua Xhamia e Namazgjasë ku i pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti turk Rexhept Tayyip Erdogan.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Mentor Nazarko komentoi ceremoninë duke u ndalur edhe tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama si edhe te presidentit Rexhep Tayyip Erdogan.

Gjatë intervistës Nazarko tha se Shqipëria nuk humb nga fakti që ndërton marrëdhënie me shtete që kanë orientime të ndryshme.

“Rama për t’ju përgjigjur zërave kritikë që u paraprijnë vizitës dhe që e konsideruan këtë takim dhe këtë qasje si njëlloj rivendikimi me karakter otoman. Dhe për këtë arsye Rama përmendi Ismail Qemalin e Skënderbeun. Pati referenca për katër komunitetet. Më pëlqeu ajo që mund të konsideroj si divergjencë mes dy liderëve. Në shfaqjen në kryeministri presidenti Erdogan ishte shumë më i matur. Madje ishte Rama që i theksoi divergjencat. Shqipëria nuk humb nga fakti që ndërton marrëdhënie me shtete që kanë veprime të ndryshme. Nuk i ka gjetur gjë e keqe ato shtete që mbajnë marrëdhënie të tilla të mira. Dua të kujtoj që nëse do ndiqnim qasje përjashtuese dhe nëse do të përjashtonin Turqinë si aleatë, do përjashtonin dhe Serbinë dhe Greqinë, por edhe Maqedoninë e Veriut. Turqia modern ka kontribute të mëdha në forcimin e shtetit shqiptar. Rama ka arritur ta bëjë të tretshëm njoftimin që shpalli për krijimin e një organizimi të ri, nga një shtet që mund të ndihet i prekur”, tha ai.