Janë hapur zyrtarisht Lojërat Olimpike që pritet të zgjasin deri më 8 gusht. Së fundmi kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ekipi me 9 sportistë të Shqipërisë teksa parakalojnë në skenë. Sportistët shqiptar janë pjesëmarrës mes ekipeve të më shumë se 200 vendeve.
Kujtojmë se olimpiada u shty me një vit për shkak të pandemisë. Në pamjet që ka shpërndarë Rama shihen atletja Luiza Gega dhe peshëngritësi Briken Çalja të cilët mbajnë flamurin shqiptar. /abcnews.al/