Enkel Demi: “Kleçka” pas hapjes së listave

schedule11:04 - 15 Korrik, 2020

schedule 11:04 - 15 Korrik, 2020

Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë miratuar me konsensus të plotë, shumicë-opozitë parlamentare ndryshimet që do të bëhen në Kushtetutën e Shqipërisë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pra vitin e ardhshëm partitë do të shkojnë para votuesve me lista të hapura dhe rrjedhimisht pa koalicione parazgjedhore.

Gazetari Enkel Demi komentoi situatën e hapjes së listave dhe koalicioneve në Shqipëri.

Ai theksoi se ajo që konsiderohet hapje e listave është thjesht një hapje e pjesshme e tyre.

 “Në përmendëm koalicionet, por nuk përmendëm hapjen e listave. Pavarësisht se ka qenë një betejë që ka të paktën mbi një vit që udhëhiqet  nga shoqëria civile. Hapja e listave që është aprovuar me ndryshimet në Kushtetuese në Parlamentin shqiptar, është një hapje e pjesshme e listave.

Çfarë do të thotë kjo?

Pra 1/3 e listave do të përcaktohet nga kryetarët dhe 2/3 përcaktohet nga populli. Nga ky lloj raporti të gjithë mund të thonë se të gjithë mund të thotë se të paktën fituan shumicën dërmues të zgjedhjes. Po i fituat, por jo kështu sepse 1/3 është pjesa e fillimit të listës. Marrim rastin e Tiranës, dhe të një partie të madhe. Janë 35 deputetë që duhen zgjedhur në Tiranë. 1/3 e listave do të thotë që të paktën 12 emra do të përcaktohen nga kryetari, pra nga Lulzim Basha apo Edi Rama. Pjesa tjetër do të zgjidhet nga populli.

Pra nëse Edi Rama nëse marrin rezultatit e 2017 fitoi 18 mandate në Tiranë sepse konkurroi pa koalicione Edi Rama do të zgjedhë 11-12 dhe ajo që mbetet do të zgjidhet nga njerëzit. Kjo bën që hapja e listave të jetë pa asnjë lloj kuptimi.

Po të flasim për një parti më të vogël si  (LSI, PDIU) 1/3 është gati 99 % e listës. Po ti lejonin me koalicione të futeshin në lojë, këto partitë e mëdha nuk do të kishin kurrë mundësi të fitonin 18 mandate në Tiranë, por shumë më pak. Po të flasim për një qark më të vogël, as partia e madhe as partia e vogël nuk kanë ndonjë kuptim me hapjen e listave.

E gjitha kjo që ka ndodhur, me gjithë fjalimet e Rudina Hajdarit apo deputetëve që emocionuan popullin sepse thanë që 85% e shqiptarëve duan lista të hapura është një gënjeshtër e madhe. Këta nuk kanë hapur listat thjesht i kanë dhënë një mekanizëm Edi Ramës që të bllokojë koalicionet jo të hapen listat”, tha më tej Enkel Demi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!