Hapja e kufijve ajrore, Rama: Nuk do të bëjmë as tamponë as karantinë, është e kotë

schedule12:27 - 2 Qershor, 2020

schedule 12:27 - 2 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantuan strukturën e re të spitalore për përballimin e COVID-19.

Rama komentoi hapjen e kufijve ajrore, ndërsa u shpreh se vendi mund t’i hapë kufijtë ajrorë, por kjo duhet të konsiderohet edhe nga vende të tjera.

Lexo edhe: COVID-19 rëndoi gjendjen e të sëmurëve kronikë? Rama: Nuk ndikohem nga zhurma që kam në sfond

“Sa i përket kufijve ajrorë duhet të dini që kjo nuk lidhet me ne por me palët e tjera. Ne kemi hapur kufijtë tokësorë nga ana jonë. Por jo të gjitha vendet do t’i hapin njësoj si ne. Është kollaj të vesh kunjën në rrjetet sociale: “O Ramazan hap kufijtë se i ka hap gjithë bota”. Por ja ku jemi sot.

Me kufijtë ajrorë është e njëjta gjë. Në mund t’i hapim por ideja është nëse do t’i hapin të tjerët apo jo. Sot debati është brenda Bashkimit Europian me Italinë. Ne nuk do të bëjmë as tamponë as detyrime për vetëkarantimin të atyre që hyjnë, është e kotë, është komplet e kotë. 

Sa na takon nuk ka asnjë problem. Do i besojmë njerëzve tanë. Edhe me Greqinë kemi parë të gjithë metodologjinë. Edhe Greqia e ka relaksuar planin paraprak. T’i hapesh kur do turizëm, po pastaj do i mbash nëpër aeroporte, në prita për t’i tamponuar?! Ti mund ta bësh sot, mund ta kesh, por nuk të del që edhe nesër të shfaqet”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!