Hapja e grupkapitullit për “Tregun e Brendshëm”/ Ambasadori i BE-së në Tiranë: Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë

schedule13:03 - 15 Prill, 2025

schedule 13:03 - 15 Prill, 2025

TIRANË- Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ka reaguar pasi Shqipëria hapi grup-kapitullin për tregun e Brendshëm me Bashkimin Europian.

Ai thekson se ky është hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Kryediplomati europian shtoi se se tani duhet të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE.

“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë🇦🇱 në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian🇪🇺: hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në. Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi,”, shprehet ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!