Ekspertja për çështjet e integrimit, Nirvana Deliu thotë se hapja e grupkapitujve nga ana e Shqipërisë në procesin për negociatat me Bashkimin Evropian është një arritje dhe duhet shfrytëzuar.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Deliu u shpreh se vendi ynë është aleat i rëndësishëm i Bashkimit Evropian dhe ka shënuar progres.
“Në vitet e fundit, Shqipëria ka pasur forcë më të madhe diplomatike. Jemi përmendur si faktor stabiliteti. Vende si Gjermania, Franca mund të mbështeten dhe të shohin një aleat, duke na bërë faktor të besueshëm dhe të vazhdojmë rrugëtimin në Bashkimin Evropian. Një rol të rëndësishëm e kemi luajtur edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sidomos, rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Evropian është pika kyçe, kemi hapa pozitivë. Edhe nga vlerësimet e fundit që na janë bërë, janë dy kapitujt, 23 dhe 24 ku kemi vlerësim të mirë. Janë shumë pozitive dhe fitojmë shumë kohë. Është një lajm pozitiv. Ritmi ynë ka qenë me disa luhatje, ka momente kur jemi të avashtë, ka momente ku jemi të shpejtë dhe arrijmë të kapim kohën. Pas pandemisë, Shqipëria ka pasur një ecuri të shpejtë. Ritmi është i kënaqshëm dhe do duhet të vijojë e tillë.
Ne, në këto vite kemi qenë edhe aleat i rëndësishëm i Bashkimit Evropian. Për herë të parë, ne ishim vendi pritës i Samitit të Procesit të Berlinit. Reformat mund të shërbejnë edhe për vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Tashmë, gjithmonë e më shumë po përmendet Shqipëria si një vend që ka qëndrueshmëri dhe po ecën më mirë. Shqipëria ka vlerësime më të mira se vendet e tjera. Është një momentum që duhet kapur dhe duhet shftyrëzuar. Mesazhet që na vijnë nga BE janë pozitive, e shohin vitin 2023 ku Bashkimi Evropian mund të zgjerohet”, theksoi ai./abcnews.al