Hapja e grup-kapitullit të gjashtë në negociatat për anëtarësim/ Presidenti Begaj: Vendimi, afron hyrjen në BE

schedule15:36 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 15:36 - 17 Dhjetor, 2024

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të gjashtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë këtë të martë në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel.

Kreu i Shtetit vlerëson se një vendim i tillë afron hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës i përcjellë në profilin zyrtar në rrjetet sociale:

“Përshëndesim hapjen e negociatave për grup-kapitullin e gjashtë.

Vendimi i sotëm dëshmon për ecurinë e sigurt të Shqipërisë drejt anëtarësimit në një të ardhme të afërt në BE”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!