Hapja e dosjeve, a është ligji për të hequr Metën? Berisha: Unë për vete nuk kam frikë…

schedule22:30 - 1 Nëntor, 2022

schedule 22:30 - 1 Nëntor, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Log.” në ABC, e ka cilësuar si gjueti shtrigash ligjin për hapjen e dosjeve. I pyetur nëse ky ligj është bërë për të hequr Ilir Metën nga politika, Berisha theksoi se ai ligj nuk duhej votuar.

“Është gjah shtrigash. Në njeri i qytetëruar nuk e voton kurrë një ligj të tillë, gjuetar shtrigash. Nuk është ligj ky për hapjen e dosjeve por për gjueti shtrigash.” theksoi kreu i PD-së.

Berisha ka theksuar se ai vetë nuk ka frikë nga hapja e dosjeve, ndërsa ka komentuar edhe dy raste që ai akuzohet si “spiun”

Berisha: Kurrë në asnjë rast dhe asnjë rrethanë. Ajo që ka shpifur Edi Rama ka qenë një zonjë e ndjerë. Dhe ka ndodhur kështu. Kam qenë me dy dëshmitarë, Blendi Fevziu dhe Sokol Nakon. Doktoresha e ndjerë më thotë, do më gjesh një televizion dhe tu them kush je ti. Isha kryeministër në atë kohë. Marr vesh sikur unë që e paskam transferuar  në një vend tjetër. Unë nuk kisha fuqi dhe funksion drejtues. Largimi bëhej me vendime eprore. Ajo ishte 6 vite para meje. Dhe nuk kishim asnjë lloj rivaliteti.”

“Një rast tjetër. Më çon mesazh dikush me emrin Hysen Shoshori. Më thotë që babën tim e kanë stisur. Por me këtë njeri nuk e kam takuar kurrë, dhe nuk e njoh fare.” theksoi Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!