TIRANË- Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla i ftuar në “Zonë e Lirë” komentoi planin për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë.
Hapjen e saj e njoftoi sekretari Amerikan i shtetit Antony Blinken , gjatë vizitës zyrtare në kryeqytetin e Shqipërisë. Sipas Kullës, hapja e bazës së Kuçovës është lajm i shkëlqyer.
“Unë mendoj se është lajmi më i mirë që ka ndodhur. Unë i këshilloj qytetarët të blejnë tokë rreth bazës së Kuçovës. Ajo është një zonë, e cila do të zhvillohet. Nuk ka bazë të NATO-s që nuk është amerikane dhe anasjelltas. Ka qenë bazë ajrore që në kohë të komunizmit”, tha ai.
I pyetur se pse është zgjedhur baza e Kuçovës, Kulla u shpreh:
“Nga kushtet atmosferike. Është përballë detit dhe mbrapa tij vjen mali i Tomorit. Kjo bazë është përdor ndër vite nga NATO, aleatët dhe nga Shqipëria. Ka qenë një bazë aktive, por sot është kthyer në një bazë aktive. Avionët do jenë F-16, por jo vetëm këto. Është një bazë e niveleve të larta. Kapaciteti mund të shkojë deri në pa limit. Me kushte maksimale do jetën. Kush mundet të blej prona dhe pasuri.”, tha ai./n.m.abcnews.al