Hapja e ankandit fotovoltaik hibrid/ Bushati: Presim pjesëmarrje të lartë. Jemi bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare

schedule14:48 - 16 Janar, 2024

schedule 14:48 - 16 Janar, 2024

Një ditë më parë u hap ankandi fotovoltaik hibrid 300 Më. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se tashmë ky është një burim për prodhimin e energjisë së gjelbër. Ajo nënvizoi se nënvizoi se data e lançimit do të zgjasë deri më 10 korrik ndërsa shtoi se afatet kohore duhen respektuar.

Antonio Bushati, përgjegjës Drejtorisë së Burimeve të Rinovueshme, shpjegoi kriteret e subjekteve që mund të konkurrojnë. Në një intervistë për “Money Report”, ai tha se afatet e fundit për dorëzimin e dokumentacionit janë me 17 Maj, ndërsa me datë 10 Korrik do të bëhet edhe shpallja e fituesve.

“Në ankandin fotovoltaik që kemi shpallur dje, është me zonë të papërcaktuar dhe i gjithë procesi do të kryhet nga vetë subjektet që garojnë si edhe financimi do të garantohet 100 për qind vetë. Të gjithë paketën e dokumentacionit e kemi bërë në bashkëpunim të ngushtë me Berzh, jemi bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe në direktivat e BE-së. Nisur nga eksperiencat e mëparshme, ku kemi realizuar tre ankande, kemi pasur një pjesëmarrje shumë të gjerë nga ndërkombëtarët dhe nga operatorët lokalë.

Madje tre fituesit e ankandeve të mëparshme kanë qenë kompani të huaja kështu që padyshim do të kemi edhe pjesëmarrje të kompanie shqiptare por edhe atyre ndërkombëtare. Interesi ka qenë shumë i lartë në tre ankandet ka qenë i lartë, patjetër që edhe kësaj here do të jetë e njëjta gjë. Një nga kriteret është marrëdhënia me tokën, të cilën subjekti duhet ta garantojë vetë, janë dokumentacionet teknike, vërtetimet juridike, ekonomike dhe financiare.

Subjektet duhet të disponojnë edhe kapacitete të ngjashme në fushën e energjisë së rinovueshme, dhe të plotësojë kriteret financiare, çka na lehtëson punën për të përzgjedhur kompani serioze. Afatet janë me 17 maj 2024, afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit fizik në ministri. Me datë 10 Korrik do të bëjmë shpalljen e fituesve kur do të jepet edhe oferta financiare, që është çmimi që kompanitë do t’i propozojnë qeverisë për të fituar këtë procedurë.

Pjesëmarrja lejohet për projekte me kapacitet minimal 10 megavat dhe maksimal 100 megavat. Një subjekti i lejohet që të aplikojë në disa projekte, mund të ketë zona të ndryshme me kapacitete të ndryshme,. Nga i gjithë ky proces do të përzgjedhim 300 megavat që do t’i shtohen Shqipërisë.“, theksoi Bushati./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!