Hapi i parë drejt bashkëpunimeve, Joe Biden telefon liderët europianë

schedule08:52 - 11 Nëntor, 2020

schedule 08:52 - 11 Nëntor, 2020

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka telefonuar disa udhëheqës europianë, shkruan Politico.

Ai ka biseduar me Boris Johnson për rreth 20-25 minuta, i cili edhe uroi për fitoren në zgjedhje presidenciale.

“Unë pres që të forcojmë partneritetin midis vendeve tona dhe të punojmë në lidhje me përparësitë tona të përbashkëta, nga lufta kundër ndryshimit të klimës në promovimin e demokracisë dhe rindërtimin pas pandemisë”, shtoi Johnson.

Gjatë bisedës me Johnson është përmendur edhe Ballkani Perëndimor.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai ishte i gatshëm të punonte së bashku me SHBA-në për çështje përfshirë ndryshimin e klimës, shëndetin dhe luftën kundër terrorizmit.

Presidenti i zgjedhur “shprehu dëshirën e tij për të forcuar marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës, aleati i saj më i vjetër”, dhe “gjithashtu shprehu gatishmërinë e tij për të punuar së bashku në sfidat globale, duke përfshirë sigurinë dhe zhvillimin në Afrikë, konfliktet në Ukrainë dhe Siri, dhe programin bërthamor të Iranit”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu dëshirën për një bashkëpunim të ngushtë dhe të besueshëm në të ardhmen midis të dy palëve.

Kryeministri irlandez Micheál Martin shkroi në Twitter se Biden “nënvizoi angazhimin e tij për Marrëveshjen e “Good Friday”. Në deklaratën e tij Biden, “theksoi dëshirën e tij për të forcuar lidhjet personale, kulturore dhe ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Irlandës”.

Biden të hënën foli gjithashtu me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, e cila ishte edhe telefonata e parë me një udhëheqës të një vendi të huaj.

Ata diskutuan një sërë çështjesh, përfshirë ndryshimin e klimës dhe aleancën ushtarake të NATO-s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!