Hapet unaza e madhe/ Sot nis qarkullimi i mjeteve, lehtësohet trafiku në Tiranë

schedule15:21 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 15:21 - 30 Dhjetor, 2024

Unaza e madhe e Tiranes, një nga veprat infrastrukturore me te medha te kryeqytetit hapet këtë 30 dhjetor. Unaza ka njw gjatesi prej 28.7 metrash. Ndërtimi i saj pritet të lehtësojë trafikun në Tiranë.

Pak para inaugurimit, po bëhen punimet e fundit. Ajo pritet të ketë ndikim të madh në kryeqytet. Përmes saj do të bëhet e mundur shpërndarja e trafikut.

Një nga pikat kyce te unazes se madhe te kryeqytetit eshte mbikalimi i zones se Freskut. Hapja per qarkullimim e automjeteve pritet te lehtësoje trafikun teper te renduar në ketë zonë të kryeqytetit.

Përveç zgidhjes së problemit të trafikut, ajo do të shkurtojë distancat. Gjithashtu ndërtimi i kësaj vepre ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin urban të zonave që ndodhen përgjatë aksit.

Unaza e madhe lidh kryeqytetin me te gjitha rruget dalese kombetare. Kjo veper infrastrukturore i jep me shume akses ne levizje edhe zonave periferike te kryeqytetit.

Unaza veriore, segmenti që hapet këtë të hënë është i ndarë në 7 lote.  Fillon në afërsi të Shkozës, vijon te Kodra e Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa Kamëz.

Pjesë e projektit janë disa vepra arti. 4 kryqëzime, 2 ura mbi lumin Tirana me gjatësi 280 dhe 130 m.

Janë ndërtuar gjithashtu mure mbajtëse dhe pritëse si dhe janë realizuar punime për mbrojtjen lumore me pilota, punime për spostimin e linjave të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit dhe linjat e tensionit të mesëm dhe të lartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!