Mark Pepkola, drejtues teknik i Tunelit të Murrizit, në një intervistë në “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, foli për hapjen e Tunelit të Murrizit, i vlerësuar si vepra kryesore e Rrugës së Arbrit.
Kjo vepër synon të nxisë edhe rritje në sektorin e turizmit si edhe në ekonominë e zonës. Gjatë intervistës, Mark Pepkola theksoi se vështirësitë në këtë projekt kanë qenë të mëdha, dhe se ky është i pari tunel në Shqipëri që hapet në një lloj formacioni të tillë, ku duhet të punoje gërmim me eskavator.
“Këtu vështirësitë kanë qenë të mëdha, pasi është i pari tunel në Shqipëri që hapet në një lloj formacioni të tillë, siç i themi ne gjeologët ‘flish’, këtu është flish argjilor me shtresa të holla gëlqerore, ç’ka do të thotë se argjilat në kontakt me gëlqerorët, se argjilat janë thuajse plastike dhe në prezencë të ujit ato rrëshqasin. Pra, tuneli këtu nuk mund të avanconte siç ka ndodhur për shembull në Llogara, me mina, me plasje etj, por këtu duhet të punojë gërmim me eskavator. Pra, ritmen e avancimit këtu, duke qenë me eskavator dhe duke qenë formacion i dobët ne jemi detyruar të ecim me para ecje. Ç’ka do të thotë që në çdo metër ne kemi futur tuba, në tavan për të qenë të sigurt në mbrojtjen e njerëzve dhe të mos na lejojë që të mbarojmë ciklin dhe në rastin konkret cikli në këtë lloj formacionesh është i gjatë. Për 24 orë mund të merrnin dy-tre cikle me një hap 0.8 metra, domethënë 50 centimetra. Kishte raste edhe 60 centimetra sepse avancimi kërkonte pasi të mbaroje 0.8, duhej menjëherë të futej troket, hekur pastaj armaturë metalike në çdo 0.8 të lidhej pastaj të futej hekur mbi armaturë, të filloje betonimi dhe në çdo 6 metra pastaj ndalonte procesi dhe fillonte procesi teknologjik i injektimit me ç’pime 6 metra me sondë që injektonim argjilë të lëngshme për të mbyllur të gjitha vrimat dhe çarjet rrotull tunelit. Dhe këto formacione mbahen me një armatim metalik tub, c ka ne, në pjesën më të madhe të tunelit, sidomos në pjesën e tunelit, rreth 2 mijë metra kemi blinduar tunelin me invert dhe e kemi lidhur me armaturën tjetër metalike që e kemi kthyer në tub. Unë i garantoj të gjithë se tuneli ka siguri të plotë dhe nuk ka asnjë problem”, u shpreh ai.
/abcnews.al/