Hapet tuneli i Llogarasë, Bardhi Sejdarasi: Shqipëria shumë shpejt do të jetë një nyje e domosdoshme e lëvizjes

schedule17:30 - 5 Korrik, 2024

schedule 17:30 - 5 Korrik, 2024

Ka përfunduar një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore dhe hapet për qarkullimin e mjeteve, Tuneli i Llogarasë. Me një gjatësi prej afro 6 kilometrash tuneli pritet që të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë në më pak se 7 minuta duke i dhënë hov turizmit në jug.

Investimi për këtë projekt është rreth180 milion euro. Eksperti Ekonomisë, Bardhi Sejdarasi në një intervistë në “News Line” në ABC News, u shpreh se me hapjen e tunelit të Llogara, Vlora tashmë bëhet një perlë e veçantë prej këtyre investimeve të rëndësishme.

Gjatë kësaj interviste, ai shtoi se  do të ofrohet një akses i jashtëzakonshme jo vetëm për Vlorën, por edhe për Sarandën.

“Vlora nuk është vetëm një destinacion veror, por do të jetë gjatë gjithë vitit. I gjithë kompleksi magjistral rrugor ofron një akses të jashtëzakonshëm dhe kam parasysh Vlorën dhe Sarandën. Do të shohim që do të ketë investime shumë të rëndësishme. Korridori blu është shumë i rëndësishëm sepse akseson të gjithë ata turistë q sot janë pushues në Greqi. Pra mund të them që Vlora bëhet një perlë e veçantë për shkak të shumë investimeve. Dhe shumë shpejt do të kemi edhe Gjirokastrën në të tilla nivele. Ajo që më bën përshtypje është projektimi që është bërë, janë katër studio që kanë marrë pjesë. Ky tunel për shansin e mirë, gjeti edhe strukturë gjeologjike shumë të favorshme. Vlora tani bëhet një vend që çdokush nga ne, niset nga Tirana dhe për dy orë mund shkojë të pijë një kafe në Palasë. Kryqëzimi i korridoreve i jep shumë rëndësi të madhe”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!