Hapet tregu i punës në Ballkan

schedule14:43 - 2 Shkurt, 2022

schedule 14:43 - 2 Shkurt, 2022

Qeveria ka miratuar dy vendime për tregun e punës dhe identifikimin elektronik të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor.

Me propozimin e ministrit të Brendshëm Çuçi dhe të ministres së Financave dhe Ekonomisë, Ibrahimaj Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

Të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanin Perëndimor mund të lëvizin dhe punojnë mes shtetetve duke shmangur burokracitë.

Gjithashtu po sot është miratuar marrëveshja për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të nismës “Open Ballkan”, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia kanë firmosur disa marrëveshje që po jetësohen lidhur me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe kapitaleve për të shmangur barrierat në dogana.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!