Hapet spitali i parë rajonal për koronavirusin, Manastirliu: Situata pandemike e qëndrueshme

schedule11:40 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 11:40 - 15 Dhjetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të martë nga Elbasani ka bërë me dije se spitalet Rajonale tashmë do të jenë në ndihmë të pacientëve me Covid.

Manastirliu në fjalën e saj ka theksuar se marrja e ndihmës së parë shëndetsore e pacientëve me  Covid pranë spitaleve Rajonale do të ndihmojë në ruajtjen e kapaciteteve në spitalet Covid.

Ndër të tjera ministrja është shprehur se hapja e spitalit të Elbasanit ishte pjesë e skenarit.

“Janë tre pavione për tu përfshire në funksion të mbështetjes së qytetarëve që do të kenë nevojë për tu trajtuar në spitalet rajonale. Janë 18 shtretër që kanë infrastrukturën e nevojshme në funksion të standardeve që ne kemi vendosur për spitalet rajonale.

Jemi duke e përballuar këtë situatë nëpërmjet investimeve që kemi bërë në sistemin shëndetësor.

Do të jenë 5 spitale rajonalë që do të vendosen në dispozicion, janë 600 shtretër të vendosur në dispozicion të pacientëve me covid”, ka thënë ajo.

Manastirliu ka theksuar se ndihma e parë mjekësore për të gjithë pacientët e infektuar me Covid në qytetet përkatëse do të jetë një hap para në luftën ndaj Covid.

“Duhet të marrë sherbim në spitalet rajonale p;ara se të dërgohet për një trajtim më të specializuar në tiranë. Ne jemi duke e përballuar këtë situatë, jemi në një situatë të qëndrueshme të pacientëve që kërkojnë ndihmë hospitalizimi. Deri më tani nuk i kemi ezauruar kapacitete spitalore por është e rëndësishme që të kemi në krah dhe spitalet rajonale në këtë betejë. Ne jemi duke miradministruar të gjithë sistemin, mjekët specialistë janë të formuar dhe janë duke u përgjigjur sistemit shëndetësor, ne do të kishim më shumë mjekë specialistë nëse deri në vitin 2013 nuk do të ishin ndërprerë proceset e specializimit”, tha Manastirliu. .

Gjithashtu ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë mjekët dhe infermierët të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancimin social që të mos përhapin koronavirusin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!