Hapet rruga Qafa e Thores pas ortekut, ARRSH: Tashmë mund të vizitoni Thethin

schedule18:25 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 18:25 - 27 Dhjetor, 2021

Rruga Qafa e Thores-Theth është hapur për qarkullim. Lajmin e bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar ndërsa kjo është hera e parë që kjo rrugë është e hapur në këtë periudhë të vitit.

Në këtë aks me terren të vështirë malor gjatë dimrit ka prani dëbore , temperatura të ulëta dhe herë pas here bien edhe ortekë. Megjithatë, siç njoftohet rruga tashmë është e hapur dhe turistët vendas dhe të huaj mund të vizitojnë fshatin Theth. Megjithatë, bëhet thirrje që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe gjatë udhëtimit të reduktojnë shpejtësinë  e të pajisen me zinxhirë e goma dimërore.

NJOFTIMI

“Hapet për qarkullimin e mjeteve 🚘 rruga Qafa e Thorres-Theth 🛣 👉Për herë të parë në këtë periudhë u hap rruga nga Qafa e Thores deri në Theth✅ 🚧Një aks me ❄️ terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, dendësia e borës arrin deri në 4 metra ⚠️ temperaturat e ulëta 💨dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve 🚜borëpastruesve dhe të punëtorëve🦺 🙏Tashmë ia dolëm dhe mund ta vizitoni fshatin turistik, antik, Thethin pa probleme me qarkullimin 🚖 ⚠️Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.”

Kujtojmë se disa ditë më parë rruga për në Qafë Thorë u bllokua pas rënies së një orteku.  /abcnews.al/