Hapet rruga Kardhiq-Delvinë, banorët-Ramës: O komandant, i miri i Shqipërisë

schedule14:37 - 2 Korrik, 2022

schedule 14:37 - 2 Korrik, 2022

Ditën e sotme është hapur rruga Kardhiq-Delvinë sëbashku me tunelin e Skërficës. Ky aks i ri shkurton një distancë prej 45 minutash nga Tirana në Sarandë, ndërsa sjell bregdetin më afër Tepelenës dhe Gjirokastrës.

Tuneli i Skërficës ka një gjatësi prej 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 m.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin ministrat Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakët e qyteteve të jugut.

Banorët, nuk i kursyen lavdet për kreun e qeverisë. Rama u prit gjithashtu me këndë labe.

/abcnews.al