Për shkak të ndotjes që ka shkaktuar solari pas rrëzimit të një autoboti me solar rreth mesnatës, segmenti dytësor Patos – Fier u bë i pakalueshëm.
Në Qafën e Lalarit shumë kamionë dhe makina qëndruan natën të bllokuar. Policia ngriti postoblloqe dhe mjetet zjarrfikëse arritën ta pastronin rrugën. Më pas automjetet rifilluan lëvizjen normalisht.
Një patrullë e Policisë Rrugore vazhdon të qëndrojë në vendin ku u rrëzua autoboti me solar deri në normalizimin e plotë të situatës./abcnews.al