Në një intervistë në “News Line” në ABC News Arben Meçe foli për situatën e rrugës Librazhd-Prrenjas.
Aktualisht segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe përkohësisht do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.
Gjithashtu Meçe gjatë intervistës tha se duhet të ketë mirëmbajtje në këtë segment, duke shtuar se është bërë një punë e madhe pasi është stabilizuar situata dhe është bërë i mundur qarkullimi në një kohë shumë të shkurtër.
“Jemi në kushtet e gjurmës së vjetër, ai devijim ishte planifikuar që në radhën e parë, por duke qenë që ishte i ngarkuar ra shpati, por tani kushtet ekzistojnë për ta shfrytëzuar tani. Duhet thënë që ky stabilizant që është hedhur tani është një cilësi e mirë dhe nuk diskutohet më garancia në këtë rrugë. Garantohet stabiliteti. Por fakti që u ballafaqua me këtë rrëshqitje përpara se të ndërtohej korridori VIII ishte pra një paralajmërim i mirë sepse dhe sinjal që situata gjeologjike duhet rishikuar. Por në kushtet e ndërhyrjes për ndërtimin e korridorit VIII, dua të them që gjithë problemet që ka kjo rrugë, ritrajtohet me këtë stabilizant dhe tjetra duhet futur në rishikim të strukturës gjeologjike gjithë ndërhyrja që mund të bëhet në korridorin VIII. Po ashtu edhe rruga e Arbrit duhet të jetë më transparente tashmë, pasi ka një shpat me probleme serioze të kësaj natyre. Dhe rruga Qukës Qafë Pllocë duhet të ketë rishikim të situatës gjeologjike”, tha ai.


