Hapet qarkullimi në një pjesë të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë/ Rama publikon pamjet me dron

schedule11:27 - 7 Qershor, 2024

schedule 11:27 - 7 Qershor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje me dron nga aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII.

Ai ka njoftuar në rrjetet sociale se është hapur qarkullimi i automjeteve.

“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, është hapur tashmë për qarkullimin e automjeteve”, ka shkruar Rama krahas pamjes nga rruga e pajisur me të gjithë sinjalistikën rrugore.

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga më të rëndësishmit në vend, pjese e korridorit VIII. Itinerar është Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. Ky aks rrugor lidh zona me rëndësi si portin e Durrësit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj. Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!