Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapet në Tiranë “Ecole 42”/ Shkolla franceze e teknologjisë, e pranishme në 32 vende

schedule14:28 - 25 Maj, 2025

schedule 14:28 - 25 Maj, 2025

TIRANË- Një shkollë pa klasa tradicionale, pa pedagogë, e pa nota, që qëndron hapur 24 orë në shtatë ditë të javës dhe ku mund të mësoni aftësitë digjitale hapet në Tiranë.

Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon që pret shkollën prestigjioze franceze të kodimit “42”,  e pranishme në 32 vende të botës.

Kampusi 42 Tirana, mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe AADF, ka për qëllim të përmirësojë
arsimimin në këtë fushë duke përdorur teknologjinë më të fundit, një kurrikulë cilësore dhe të ofrojë mundësi për rritje për të gjithë studentët në aspektin profesional dhe personal.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai Francës, Emannuel Macron i dhanë dritën jeshile gjatë samitit të komunitetit politik evropian.

“Kampusi më i afërt është në Itali, në asnjë vend tjetër në rajon nuk ka kampus. Përparësi e Shqipërisë për të hap dyert që çdo student, çdo moshë  dhe prapavijë pa pagesë  ofrohet  për të gjithë, pavarësisht mundësive ekonomike.  Sot nuk është privilegj të mësosh teknologji, por  domosdoshmëri”

Student në këtë shkollë  mund të bëhet  çdo person mbi 18 vjeç  pavarësisht arsimit që ka ndjekur më parë.

“Mund të dalësh më një diplomë franceze “Bachelor” ose master në varësi të nivelit që arrin.  Kemi profesionistë 30,  40, 50 plus që duan të marrin  aftësi për të hyrë në tregun e punës”

Për  150 vende  kanë aplikuar  rreth 2500  persona.  Aplikimi bëhet online në  42 tirana.al, ndërsa mësimi nis në tetor.

“Testi i parë logjik që duhet ta  kalosh, thjeshtë një lojë, se koncepti i të mësuarit është përmes lojës, kur i përfundon merr pjesë një një takim të detyrueshëm dhe më pas në but camp katër javë tek Piramida ku duhet ta kalosh me sukses. Atëherë je student, dhe ne fillojmë në tetor me klasën e parë këtë vit, dhe vitin e ardhshëm  dy data në pranverë e vjeshtë”

Programi  bazë zgjat dy vite. Më pas  mund të ndjekësh specializimin e dëshiruar.

“Mësimi mund të bëhet kurdo  në 24/7.  Secili në kompjuterin e vet e ka një rrugëtim, fillon me një projekt vijon hap sa më shumë nivele me projekte të ndryshme.  Kjo është mënyra sesi bëhet mësimi. Sigurisht në mungesë të një pedagogu për shkak se programimi nuk mësohet duke dëgjuar por duke  e praktiku prandaj gjithë këto projekte mund ti bëni vetëm por klasa tradicionale shndërrohen në një komunitet.  Vlerësimi bëhet nga studentët që marrin pjesë në grup të njëjtë, në vjeshtë kur hapet zgjerohet rrjeti, 42 është pjesë e një rrjeti global me më shumë se 55 kampuse në 32 shtete të botës. Një student i Shqipërisë mund të marrë vlerësimin e projektit të tij nga një student në Barcelonë, Tokio.”

Institucioni i njohur në botën e teknologjisë u çel për herë të parë  në Paris në vitin 2013.

Shkolla i dha mundësinë shumë personave që kishin humbur punën,  nuk kishin mundësi të punësoheshin në një profesion të caktuar të  bëheshin pjesë e tregut dhe të ndryshonin karrierë.

Rreth 98% e studentëve që e kanë mbaruar këtu janë të punësuar në industri të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!