Hapet kopshti i ri Zoologjik në Tiranë, Rama: Hapësirë fantastike, mjedis i rilindur tërësisht

schedule09:58 - 4 Qershor, 2022

schedule 09:58 - 4 Qershor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka inauguruar sot hapjen e kopshtit e ri Zoologjik në Tiranë, i cili hapi dyert për vizitorët. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e quajti një hapësirë fantastike dhe të rilindur.

Rama tha se përveçse për argëtim, kopshti Zoologjik është edhe një hapësirë e mirë për mësimin me botën e kafshëve.

“Më në fund lali Eri e mbajti fjalën. Një hapësirë fantastike. Një mjedis i rilindur tërësisht. I pakrahasueshëm me çfarë ishte më parë. një kopsht zoologjik  me hapësira fantastike për kafshët e mbledhura këtu, por edhe për fëmijët, edhe për prindërit, gjyshërit. Përvese një hapësirë me plot atraksione dhe mundësi argëtimi, kjo është edhe një hapësirë mësimi, edukimi me botën e kafshëve.

Është një ditë fantastike për fëmijët e Tiranës, por edhe të qyteteve të tjera, kopshtet zoologjike nuk janë në çdo qytet.  Ne do të organizojmë së bashku me ministrinë e Arsimit dhe ministren për Fëmijët edhe ekskursione nga shkolla të tjera të vendit për të kaluar një gjysmë dite të bukur këtu.

Dua vetëm të falënderoj të gjithë ata që punuan për të arritur ditës së hapjes së dyerve dhe në fakt është puna e shumë njerëzve që nga projektuesit dhe me radhë”, tha Rama.

/abcnews.al