“Hapet Konsullata e Përgjithshme në Strugë”, Cakaj: Do të thellojë marrëdhënien e shqiptarëve në rajon

schedule14:10 - 25 Shkurt, 2020

schedule14:10 - 25 Shkurt, 2020

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se ky vendim është në përputhje me planin për të thelluar marrëdhënien e shtuar ndërveprimin me shqiptarët në rajon. Rrethi konsullor i kësaj qendre do të përfshijë Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resnjën/ rajoni liqeni i Prespës.

Kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë.

“Ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët dhe lartësimit të faktorit shqiptar në rajon!”, shkruan Cakaj./abcnews.al