Hapet konkursi për tre stadiumet në Durrës, Vlorë dhe Korçë, Rama: Do t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh

schedule16:58 - 8 Shkurt, 2023

schedule 16:58 - 8 Shkurt, 2023

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se janë hapur konkurset ndërkombëtare për ndërtimin e stadiumeve të Vlorës, Durrësit dhe Korçës. Siç shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij, këto stadiume do të kthehen në qendra të reja qytetesh.

“U çelën tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës⚽️Durrësit⚽️Korçës⚽️ të cilat synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat😍😍😍”, shkruan Rama. Ndërtimi i stadiumeve të reja ishte një nga premtimet e qeverisë për vitin e ri.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama theksoi në fillim të këtij viti, nga mbledhja maratonë e kabinetit qeveritar, se brenda pranverës do të zhvillohen konkurset për Durrësin, Vlorën dhe Korçën./abcnews.al