Hapet gropa në mes të rrugës, stuhia “gëlltit” autobusin

schedule08:21 - 15 Tetor, 2021

schedule 08:21 - 15 Tetor, 2021

Moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu ka goditur të gjithë rajonin.

Një nga shtetet më të prekura është Greqia, pasi shumë rrugë dhe shtëpi janë përmbytur.

Nga Selaniku vijojnë imazhe të pabesueshme. Si pasojë e stuhisë “Ballos” është çarë rruga dhe është hapur një gropë brenda së cilës ka përfunduar një autobus.

Mediat greke shkruajnë se gjithçka ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Stuhia vazhdon në Greqi.