Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Hapet gara për tre anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, aplikimet deri më 4 shtator

schedule15:38 - 24 Korrik, 2023

schedule 15:38 - 24 Korrik, 2023

Gjykata e Lartë ka hapur procedurat për zëvendësimin e tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë që iu përfundon mandate më 12 dhjetor të vitit 2023.

Sipas një njoftimi për mediat mësohet se tre anëtarët e KLGJ-së, 2 (dy) nga të cilët janë zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) nga radhët e gjyqtarëve të apelit.

Anëtareve që iu mbaron mandati në KLGJ, jane: Brikena Ukperaj (apel), Marcela Shehu dhe Dritan Hallunaj (shkalla e pare)



Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, me anë të këtij njoftimi publik, shpall sot në datë 24 korrik thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit.

Brenda datës 4 shtator gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin një kërkese me shkrim drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në nenin 10, pika 3 të ligjit nr.115/2016, të ndryshuar, kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, bashkë me shprehjen e interesit, duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme:

  1. a) jetëshkrimin e përditësuar;
  2. b) deklaratat individuale të gjyqtarëve që i kanë mbështetur, të nënshkruara rregullisht, sipas këtij formati: http://gjykataelarte.gov.al/web/deklarate_klgj_5880.pdf
  3. c) formularin e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, sipas këtij formati: /web/Formular_Vetedeklarimi_3556_1.php

ç) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

  1. d) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 korrikut 1991, sipas këtij formati: http://gjykataelarte.gov.al/web/formulari_ish_sigurimi_shtetit_5878.pdf
  2. dh) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;
  3. e) informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor. Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton dhe vë në dispozicion të të interesuarve një formular tip për dhënien e këtij informacioni, sipas këtij formati: https://klgj.al/wp-content/uploads/2021/07/VENDIM-Nr.-277-dat%c3%ab-01.07.2021-P%c3%8bR-MIRATIMIN-E-FORMULARIT-N%c3%8b-ZBATIM-T%c3%8b-NENIT-10-T%c3%8b-LIGJIT.pdf

ë) listën e personave të lidhur, të përcaktuar në ligjin për “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Ju bëjmë thirrje të gjithë gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar, sipas ligjit nr. 84/2016, të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ me qëllim përtëritjen e përbërjes së këtij organi kushtetues me gjyqtarë që garantojnë profesionalizëm dhe besueshmëri.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese mund të bëhen në adresën elektronike [email protected], si dhe në adresën postare të Gjykatës së Lartë: Rruga Ibrahim Rugova, Nr.20, 1001, Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!