Hapet gara për tenderin e Unazës, PD: Qeveria ka paracaktuar fituesin

schedule22:21 - 14 Janar, 2019

schedule 22:21 - 14 Janar, 2019

Këtë të hënë Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka paracaktuar fituesin e tenderit të ri të segmentit të pare të Unazës së Re. Nga ana tjetër Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaron se procesi për kompaninë fituese do zhvillohet konform çdo ligji.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se pas skandalit me firmën DH Albania, ka paracaktuar edhe fituesin e tenderit të projektit të Unazës së Re.

Lealba Pelinku, PD: “Po ndodh teatri i radhës me projektin korruptiv 40 milionë euro. Është hapur gjoja tenderi për segmentin e Shqiponjës, ku Edi Rama u kap me presh në duar duke vjedhur me kompani fantazaëm, por e vërteta është se sërish fituesi është i paracaktuar”.

Sipas demokratëve kjo provon se është kryeministri Rama ai që qëndron pas këtij projekti që u zhvati shqiptarëve 20 milionë euro për 2.3 km.

Pas këtyre akuzave të PD ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, që përmes një deklarate, i kërkon partive politike të heqin dorë nga intimidimet e të mos dëmtojnë procesin e garës e respektimin e procedurave ligjore.

Për transparencë ARRSH bën të ditur se janë 6 operatorë ose bashkime operatorësh ekonomikë që kanë dorëzuar ofertat, brenda orës 11 të kësaj të hëne, siç ishte afati i vendosur për tenderin e ri të projektit të Unazës.

ARRSH shton se ka nisur procedurën e vlerësimit të dokumentacionit tëparaqitur dhe pas shqyrtimit të tij do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!