Hapet gara për frekuencat e 5G/ AKEP nis procedurat për brezin e frekuencave 3400-3800 MHz

schedule14:06 - 2 Shtator, 2024

schedule 14:06 - 2 Shtator, 2024

Hapet gara për frekuencat  5G ose internetit me  shpejtësi të lartë  në Shqipëri.

Autoriteti i Komunikimeve elektronike ka hapur procedurën për dhënien në përdorim të frekuencave në brezin 3400-3800 MHz. Ndërkohë që afati për të pritur ofertat nga subjekte të ndryshme është vendosur 17 tetori 2024 .Në po të njëjtën datë është parashikuar edhe hapja e ofertave  ndërsa shfrytëzimi i frekuencave parashikohet të nisë brenda 6 muajve nga shpallja e fituesit.

Kritere në  përzgjedhjen e operatorëve do të jetë  çmimi  ofruar por edhe  mbulimi me sinjal që do të ofrohet. Sipas dokumentit të tenderit kërkohet një mbulim prej  55% e popullsisë me shërbime 5G brenda vitit 2027 dhe 85% të popullsisë brenda vitit 2030.

Po ashtu në dokumente është saktësuar se subjekti duhet të ofrojë Mbulim me shërbime 5G në deri në fund të vitit 2025 në porte e aeroporte  si dhe në qendrat spitalore.

Afati për shtrirjen e shërbimeve 5G në të gjitha qytetet e Shqipërisë është përcaktuar të jetë 2028.

Vlera minimale e pranueshme për ofertuesit për dhënien e një autorizimi individual për përdorimin e frekuencave do të jetë:  Jo më pak se 3,6 milionë euro  për një të drejtë përdorimi për bllok me 80 MHz. dhe Jo më pak se 1,8 milion euro për një të drejtë përdorimi për bllok me 40 MHz.

Rrjetet 5G  të internetit pritet të ndikojnë në  zgjerimin e shërbimeve sidomos për bizneset.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!