Hapet gara për aksin Milot-Fier, Balluku: Shpejtësia e lejuar deri në 130 km/h, ndikim në ekonomi

schedule10:48 - 2 Gusht, 2022

schedule 10:48 - 2 Gusht, 2022

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka prezantuar sot projektin për ndërtimin e aksin Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu, për të cilin është hapur gara ndërkombëtare. Në konferencën, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Balluku foli ndër të tjera për rëndësinë e këtij aksi.

Sipas ministres akset do të jenë të ndara, ndërsa do të ketë edhe rrugë dytësore për qytetarët që nuk duan të paguajnë. Balluku zbuloi se shpejtësia e lejuar në këtë autostradë do të jetë deri në 130 km/h. Gjithashtu, Balluku tha se me këtë aks synohet që të ketë ndikime pozitive si punësimi, turizmi dhe tregtia.

“Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë për ne. Por do të ishte më mirë që ta zhvillonim në një moment të dytë. Nga Milori deri në Fier kemi vendosur ta segmentojmë. Milot, Thumanë, Kashar Lekaj e Rrogozhinë she më pas Lekaj-Fier do të jenë akset përbërëse.

Për aksi Thumanë Kashar ka nisur ndërtimi. Të gjithë segmente do të ruajnë parimet kryesore. Të gjitha segmente do të jenë të shoqëruara edhe nga një rrugë dytësore. Shpejtësia e lejuar në aksin kryesor me pagesë do të jenë nga 90-130 km. Zhvillimi i këtij projekti ka synime. Rritja e ndjeshme e punësimit, kushte më të sigurta të drejtimit, kosto më e ulët e transportit, rritja e turizmit përmes shkurtimit të distancave. Do të ketë ndikim të ndjeshëm në tregtinë e jashtme të vendit.

Ne tani kemi një përvojë të mirë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Kemi përfunduar rrugë që qëndronin rrugëve”, tha ministrja.

Balluku tha më tej se duke qenë se autostrada është e segmentuar do t’i japë mundësi të marrin pjesë në garë shumë kompanive, duke shprehur bindjen se do të jetë e suksesshme.

“Edhe kjo garë tashmë duke qenë e segmentuar dhe duke e hapur mundësinë për shumë kompani, jam e sigurt që kjo garë do të jetë e suksesshme. Është një objektiv mjaft sfidues, por qeveria është mësuar me sfida të tilla”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!