Hapet “Equos Resort” në Tiranë, masa strikte kundër Covid 19

schedule17:20 - 29 Korrik, 2020

schedule 17:20 - 29 Korrik, 2020

Tashmë do të keni një mundësi më tepër për të pushuar. Pishinat në mjedise të hapura kanë nisur të funksionojnë, por duke zbatuar një protokoll strik kundër Covid 19.

“Equos Resort”, në fshatin Mullet në Tiranë, i cili ka një akuapark me kapacitet për rreth 6 mijë persona dhe shtatë pishina të karakteristikave të ndryshme.

 “Mendoj se ky është një vend i mrekullueshëm, pa dyshim që do të kthehem sërish.Unë jam nga Anglia dhe do të sjell dhe shoqërinë time për këtu, Shqipëria është një mrekulli”, është shprehur një pushues.

Këtu  na treguan se argëtimi ecën paralel me masat e marra për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri. Kujdesi nis që në hyrje të resortit me matjen e temperaturës së çdo pushuesi.

“Nëse hostis shikojnë një gjë të dyshimtë na e kalojnë menjehere ne të ndihmës së shpejtë. Ndërkohë që futen për në drejtim të aquaparkut, ato shoqërohen nga hostis që janë të pajisur me me masat mbrojtëse dhe më e rëndësishmja është se dhe pse në ambient të hapur ne respektojmë distancimin social”.

Ndërsa futesh në mjediset e brendshme vëren se shezlonët janë vendosur në atë mënyrë që një grup pushuesish të jetë larg grupit tjetër.

Uji i pishinës na tregojnë se pastrohet përmes një sistemi të posaçëm filtrimi.

Më guximtarët  mund të hidhen  nga 18 metra lartësi ndërsa  të tjerët mund të provojnë një prej 17 rëshkitësve të këtij aquaparku.

Prindërit mund të zgjedhin të argëtohen më fëmijët ose t’jua besojnë ata punonjësve të trajnuar të resortit.

Si për të vegjlit ashtu dhe për të rriturit në  “Equos” do të ketë aktivitete të dedikuara nga e hëna në të dielë nga ora 10 deri në orën 18. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!