VIDEO/ Hapet Covid 3, nis trajtimi i pacientëve të parë

schedule10:08 - 31 Tetor, 2020

schedule 10:08 - 31 Tetor, 2020

Rritja e numrit të personave të infektuar që kanë nevojë për trajtim spitalor ka sjellë hapjen e Covid 3.

Mësohet se në këtë spital janë shtruar pacientët e parë të infektuar me Covid-19. Spitali Covid3 ndodhet në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tek ish-kirurgjia e vjetër.

Ndërkohë, ditë e djeshme u raportua një rritje e numrit të të shtruarve në dy spitalet Cocid, atë Infektiv dhe “Shefqet Ndroqit”. Në to u raportuan 301 të shtruar, duke sjellë edhe ezaurimin e kapaciteteve të tyre. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!