Hapësirat e zaptuara në Fier, Bashkia: Do lirohen trotuaret

schedule15:25 - 3 Nëntor, 2018

schedule 15:25 - 3 Nëntor, 2018

Në Fier ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset. Qytetarët thonë për ABC Neës se lokalet u kanë bllokuar trotuaret të cilat janë të përcaktuara për kalimtarët. Bashkia e Fierit ka vendosur që të largojë subjektet nga trotuaret dhe bizneset që do të kërkojnë hapësirë publike do të paguajë taksa të larta.

Qytetarë që ndërrojnë rrugë apo nxitojnë për të mos dëgjuar bisedat e klientëve nëpër trotuarë. Baret dhe lokalet kanë zaptuar hapësirat që u takojnë kalimtarëve. Kjo situatë vazhdon prej vitesh në Fier. Për nënkryetaren e bashkisë ky problem do të marrë zgjidhje përfundimtare.

“Bashkia Fier do të gjykojë rast pas rasti për dhënien e hapësirave dhe do të miratojë lejet vetëm nëse ato nuk cënojnë interesat e qytetarëve të saj”, deklaroi Enkelejda Peshkëpia.

Bashkia e Fierit ka vendosur mekanizmin e taksave të larta. Kush do të bllokojë hapësirë në trotuar do paguajë shtrenjtë. Qindra biznese pritet të pësojnë humbje në xhiro ndersa qytetarët do të mund të ecin lirshëm në hapësirat e tyre.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Fier është në fazën e parë, ku pritet që subjektet tregtare të boshatisin  trotuaret. Më pas do të vazhdojë me ndërhyrjen e Policisë Bashkiake dhe forcave të rendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!