Qeveria e Britanisë së Madhe ka marrë një vendim në lidhje me rikthimin e tifozëve në stadiume. Sipas njoftimit të kryeministrit Boris Johnson, stadiumet do të hapen prej datës 2 dhjetor, por me një numër të limituar pasi pandemia vazhdon të jetë e rrezikshme.
Deri në 4 mijë persona mund të ndjekin live një ndeshje të futbollit ishullor në zonat me rrezik të ulët, shifër që do të përgjysmohet në zonat e nivelit të dytë, teksa në zona me rrezikshmëri të madhe, stadiumet do të qëndrojnë të mbyllura.
Një lajm që gëzon tifozët e zjarrtë ishullorë, të cilët nuk mund të qëndrojnë larg skuadrave të tyre të zemrës. “Brenda kësaj jave, ne do të komunikojmë nivelet e stadiumeve të ndryshme bazuar në analizën e rasteve në të gjitha grupmoshat“, deklaroi Johnson. /abcnews.al