Hapen listat, ruhet “proporcionali rajonal”: Ligjet miratojnë ndryshimet Kushtetuese

schedule11:20 - 14 Korrik, 2020

schedule 11:20 - 14 Korrik, 2020

Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit votuan nen për nen duke miratuar me konsensus pa asnjë votë kundër ndryshimet Kushtetuese.

Thelbi i ndryshimeve është pika nr.3 e nenit 64 të Kushtetutës, e cila përcakton hapjen e listave zgjedhore për kandidatët. Megjithatë, pavarësisht se përmes kushtetutës i hapet rruga këtij veprimi, ligjvënësit nuk e kanë specifikuar këtë duke theksuar se gjithçka do të përcaktohet përmes Kodit Zgjedhor.

Në Kushtetutën e ndryshuar ruhet gjithashtu edhe sistemi proporcional rajonal, për të cilin kishte këmbëngulur më herët kryeministri Rama.

Po ashtu, në ndryshimet Kushtetuese nuk përcaktohet pragu elektoral duke ia lënë këtë sërish Kodit Zgjedhor.

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/4020155548055110/

Ndryshimet Kushtetuese

Neni 64 ndryshohet si vijon:

“1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurim rajonal dheprag kombëtar.

2. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë subjektet zgjedhore që arrijnë pragun kombëtar.

3. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor.”
Neni i riformuluar:

Neni 2
Pika 1 e nenit 68 ndryshohet si vijon:

“1.Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!