Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Hapen baret dhe restorantet në ambient të mbyllur, menaxheri në Tiranë tregon sfidat

schedule13:37 - 1 Tetor, 2020

schedule 13:37 - 1 Tetor, 2020

Ditën e sotme sipas një protokolli strikt baret dhe restorantet në ambiente të mbyllura kanë hapur dyert për klientët e tyre. Gazetari i ABC News Maksi Rama u ndal në një restorant përgjatë orarit të drekës për të parë nga afër përgatitjet e stafit për këtë ndryshim të ri.

Në sy bie fakti se pavarësisht urdhrit të qeverisë, ambientet e brendshme të këtij lokali janë të zbrazura, kjo edhe për shkak të ndërgjegjësimit të qytetarëve. Duke folur për ABC News menaxheri i këtij restoranti u shpreh se hapja ka rezervat dhe kostot e veta.



“Impakti negativ ka qenë sepse ka shumë punëtorë që janë limituar. Hapja ka rezervat e veta sepse duhet të ketë një korridor të caktuar për klientët. Tashmë do shtohen maskat dhe dorezat. Do jetë largësia e tavolinave sipas protokollit. Por ne do mundohemi të përshtatemi. Ka kosto sepse do kemi më pak tavolina.  Stafi i orienton. Por tani edhe klientët janë më të orientuar. Shpresojmë që kjo të mos vazhdojë shumë sepse ka kosto në biznes”, tha ai./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!