Hap gjigant për “ish”-in e Luftëtarit, rikthehet në Belgjikë

schedule13:47 - 3 Janar, 2020

schedule 13:47 - 3 Janar, 2020

Katër ndeshje, katër humbje. Luftëtari u lodh dhe e shkarkoi direkt Milos Kostic, trajnerin slloven që bluzinjtë e kishin pasur në pankinë edhe në dy ndeshjet e Europës kundër Venstpils.

Tetë golat e pësuar nga gjirokastritët në ato dy ndeshje flasin vetë. Gjithsesi Kostic gjeti ekip që vjet, pasi mori drejtimin e AO Trikala në ligën e tretë greke.

Së fundmi ia ka bërë një hap gjigant, duke u emëruar trajner i parë i St Truiden, në elitën e futbollit belg. Një rikthim në Belgjikë, ku më parë ka qenë ndihmës trajner i Lierse SK para 6 vitesh. Ai ka pasur edhe eksperienca të tjera, ku veçohen ato me Slloveninë U19 dhe U17. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!