Performanca e Xhuljano Skukës nuk ka mbetur pa u vënë re nga klube të njohura evropiane.
Të parët që treguan interes për të ishin klubet e Serie A, por të cilat nuk mundën të bindin Partizanin pasi kryeqytetasit kërkojnë të paktën 1 milion euro për kartonin e sulmuesit të tyre.
Informacionet e fundit tregojnë se Skuka është shumë pranë transferimit në Ligën e Dytë franceze, te klubi i Metz. Metz është aktualisht në vendin e tretë në renditje dhe sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do të ngjitet në Ligue 1, aty ku ndodhen ekipe si PSG, Marseille apo Lyon.
Mësohet se palët janë drejt zyrtarizimit të marrëveshjes dhe mësohet se Partizani ka rënë dakord me ofertën e bërë nga klubi francez. “Demat” do të përfitojnë 1 milionë euro nga kartoni i Skukës dhe gjithashtu do të mbajnë 10% të pronësisë së kartonit për të përfituar sërish nga rishitja e tij në të ardhmen.
Nëse negociatat përfundojnë me sukses, Skukën mund ta shohim sezonin e ardshëm të ndeshet kundër yjeve si Messi, Mbappe, Lacazette apo Alexis Sanchez, dhe pse jo, t’i shënojë Donnarummës./ h.ll/abcnews.al