Barcelona e ka seriozisht. Fillimisht nisën zërat, kurse tani nga Spanja raportohet se Hansi Flick është alternativa e parë për stolin e katalanasve.
Ronald Koeman pritet të largohet në fund të sezonit dhe presidenti Joan Laporta po të bindë gjermanin, që sezonin e shkuar fitoi 6 trofe në pak muaj me Bayern Munich, mes tyre edhe Champions League.
Për Flick interesohet edhe Tottenham e Juventus, por ai e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të pasojë në stolin e Gjermanisë Joachim Low.
Në të shkuarën Flick ka qenë ndihmës i trajnerit aktual të Pancerave, duke u shpallur kampion bote në “Brazil 2014”. Kanë mbetur vetëm disa detaje që ai të firmosë me DFB. /abcnews.al
Der FC Barcelona ist sehr an einer Verpflichtung von Hansi Flick interessiert, wie auch andere europäische Topklubs (u.a. Juventus Turin). An Flicks Plänen hat sich aber nichts geändert: er will, wenn letztes Details geklärt sind, als Löw-Nachfolger unterschreiben – zeitnah.
— Tobi Altschäffl (@altobelli13) May 19, 2021