“Hanin” pensionin e personave me aftësi të kufizuara, shtatë në pranga

schedule11:55 - 7 Shtator, 2023

schedule 11:55 - 7 Shtator, 2023

Shtatë punonjës të Postës Shqiptare kanë përfunduar në pranga të policisë.

Ata akuzohen se kanë përvetësuar pensionet e qytetarëve, të cilët jetojnë jashtë vendit si dhe pagesat e personave me aftësi të kufizuar.

Arrestimi i tyre është bërë pas denoncimit të qytetarëve.

Të arrestuarit punonin në Dibër, Shkodër dhe Tropojë, ndërsa nga veprimet e tyre i kanë shkaktuar një dëm ekonomik shtetit në vlerën e 33 milionë lekë./ n.m.abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!