Hande Erçel dhe Kerem Bursin kanë pranuar më në fund se janë bashkë. Aktorët e famshëm përfliteshin prej kohësh se kanë nisur një romancë dashurie, por vetëm së fundmi thashethemet arritën kulmin pasi udhëtuan së bashku drejt Maldiveve.
Fotografitë që qarkulluan në rrjet konfirmonin dyshimet se ishin duke përjetuar një histori dashurie. Ata më pas u fotografuan në aeroport të kapur dorë për dorë por tashmë ata kanë zgjedhur ta pranojnë publikisht.
Keremi ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet brenda një kanoe së bashku me Handen. “Në mes të oqeanit me një kanoe dhe vetëm ne të dy… perfekte”, ka shkruar Keremi përkrah fotos. Hande nga ana tjetër ka publikuar disa foto me Keremin nga pushimet.
View this post on Instagram
/abcnews.al