Hana është fansja më e madhe e tij, Mozzik ndan videon e ëmbël të së bijës

schedule15:53 - 18 Prill, 2021

schedule 15:53 - 18 Prill, 2021

Krahas suksesit në muzikë, Mozzik po përjeton një periudhë të lumtur në jetën e tij pas ribashkimit me Loredanën. Reperët, të cilët kanë një vajzë të vogël, Hana kanë konfirmuar së fundmi se i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit.

Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku ndajnë shpeshherë momente dhe me të voglën e tyre. Së fundmi, Mozzik treguar dhe njëherë se fansja më e madhe e tij është pikërisht e bija. Ai ka ndarë një video të saj, ku shihet teksa ndjek ritmin e të atit duke kënduar hitin e tij “Milly”.

 

 

Kujtojmë që Mozzik dhe Loredana janë përfolur gjithashtu se do të bëhen prindër për herë të dytë, dyshime të cilat lindën pas disa postimeve që kjo e fundit bëri në rrjete sociale. Sakaq, ata po punojnë për të sjellë një album të përbashkët. /abcnews.al