Hamasi: Vrasja e palestinezëve të paarmatosur është “krim i urryer”

schedule08:56 - 28 Mars, 2024

schedule 08:56 - 28 Mars, 2024

Të shtënat nga forcat izraelite ndaj dy burrave palestinezë të paarmatosur në Gaza, para se t’i hidhnin trupat e tyre me buldozë, është një “krim i urryer”, tha Hamasi në një deklaratë.

Dy burrat palestinezë, të qëlluar nga afër pranë rrethrrotullimit Nabulsi në jugperëndim të qytetit të Gazës, po përpiqeshin të ktheheshin në shtëpitë e tyre në veri. Ata u qëlluan pavarësisht se mbanin copa të rrobave të bardha ndërsa ecnin – shenjë ndërkombëtare e dorëzimit, shkruan Al Jazeera.

“Është dëshmi e mëtejshme e shkallës së fashizmit dhe kriminalitetit që qeveris sjelljen sioniste, në kontekstin e luftës brutale të shfarosjes kundër popullit tonë në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratë.

Hamasi i bëri thirrje OKB-së dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtare që “të ndërmarrin veprime urgjente për të ndaluar vrasjen sistematike të popullit tonë” dhe për të mbajtur përgjegjës “kriminelët e luftës” përgjegjës për krimet kundër “civilëve të pambrojtur”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!