Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh i dërgoi një mesazh urimi presidentit rus Vladimir Putin për rizgjedhjen e tij. Këtë e ka bërë të ditur Hamasi në kanalin e tij Telegram.
Haniyeh vlerësoi “pozitën ruse në mbështetje të çështjes palestineze në dritën e betejës për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtimit izraelit, një nga krahët më të rëndësishëm të hegjemonisë së SHBA-së në Lindjen e Mesme”.
Haniyeh tha se Hamasi dëshiron të konsolidojë lidhjet e miqësisë dhe zhvillimit për “bashkëpunim të përbashkët me Republikën Federale të Rusisë” dhe i uroi presidentit rus “sukses në interesat” e popullit të tij dhe botës “për ndërtimin e një sistemi global shumëpolar që sjell drejtësi për popujt e shtypur”./abcnews.al